Policia pakistaneze ka njoftuar se rreth 20 kamionë që transportonin karburantin e NATO-s kanë marrë flakë pas një sulmi me raketë në një terminal në qytetin jugperëndimor të Ketas. Zyrtari i lartë policor në Pakistan, Malik Arshad, tha se persona të armatosur, të panjohur, qëlluan me plumba dhe me një raketë në depozitat e naftës së NATO-s, ndërsa flakët pasuese shkatërruan 15 deri në 20 automjete. Asnjë grup nuk e ka marrë deri tani përgjegjësinë për sulmin, por talebanët në të kaluarën thanë se kanë kryer sulme të ngjashme.











