Rajmonda Bulku edhe pse në politikë, nuk i braktis ahengjet mes artistëve

Dec 17, 2011 | 13:47

Pavarësisht angazhimeve në politikë, deputetja demokrate Rajmonda Bulku nuk i lë dot pa ndjekur aktivitetet e artit. Sidomos kur ato organizohen nga Petri Bozo, miku ndër vite i aktores dhe parlamentares. Ajo është shfaqur si personazh kryesor në festën me kalendar dhe miss-e të Petrit, ndërsa duket se ka shumë miqësi dhe me bashkëshorten e vajzën e tij, pasi janë parë duke e shoqëruar gjatë në tryezë. E grimuar me stil dhe e veshur me një bluzë mëndafshi në ngjyra të lehta, Bulku ngjante elegante, megjithatë nuk mund të mos vihej re që ka marrë disa kilogramë këtë dimër. Shëndet i marrë nuk ia zbeh aspak bukurinë, që pavarësisht se e dimë që i ka disa dekada mbi supe, nuk ia gjejmë dot moshën. Në pamje të parë themi, pasi zyrtarisht ditëlindja e saj gjendet thjesht në sajtin e Kuvendit të Shqipërisë, ku prej 3 vitesh është deputete e Partisë Demokratike.

© Panorama.al

Te lidhura