Qyteti Studenti, firma kundër regjistrimit etnik

Mar 16, 2011 | 13:12

TIRANË- Peticioni kundër regjistrimit të popullsisë mbi bazë etnie e feje ka gjetur sot mbështetjen e studentëve në Tiranë. Aleanca Kuq e Zi është ndalur në mesditë në sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti për  mbledhjen e firmave që kundërshtojnë regjistrimin sipas formularit të paraqitur.

Përfaqësues të Aleancës e kanë cilësuar turp shitjen e kombësisë për para.

Gjatë një tubimi të zhvilluar sot me studentët, ata kanë theksuar se nuk janë kundër regjistrimit të popullsisë dhe se vetë shqiptarët e pranojnë regjistrimin, por nuk do të tolerojnë kurresesi falsifikimin. Ndalesa e radhes, vjen pas nje turi te bere per mbledhjen e firmave fillimisht ne Vlore e me tej, ne Durres, Tirane, e Elbasan.

Pas mbledhjes se 20 mije firmave, peticioni do t’i dergohet institucioneve me te larta te shtetit, perfshire Kuvendin, Presidentin dhe perfaqesive diplomatike ne Tirane.

© Panorama.al

Te lidhura