KUKES – Mungesa e ujit të pijshëm ka detyruar banorë të qytetit të Kukësit që të dalin në një protestë përpara sheshit ku ndodhen Bashkia dhe prefektura. Protesta është organizuar nga PS-ja e rrethit, por në të janë ftuar banorë pa dallim partiak, të cilët vuajnë përditë mungesën e ujit të pijshëm. Deputeti Asllan Dogjani dënoi heshtjen e pushtetit vendor dhe atij qendror, duke kërkuar që të përfundojë ndërtimi i ujësjellësit të ri, afati i të cilit ka përfunduar në fund të vitit të kaluar, por nuk ka shenjë se kur do të realizohet. Aktualisht rreth 30 mijë banorë furnizohen me vetëm 1 orë në 24 me ujë të pijshëm. Nga ana e Bashkisë deklarohet se ndërtuesit e ujësjellësit të ri kanë Drejtorinë e Përgjithme të Ujësjellës-Kanalizimeve, e cila është përgjegjëse për ndjekjen e punimeve. j.h











