Nga podiumi i protestës në Tiranë, një i ri kërkoi të marrin pjesë në tubim edhe figura të njohura të artit, për të cilët shprehu kritika për mosreagim.
“Ku ka një artist, Neritan Liçaj, Robert Ndrenika, me të cilët jemi krenuar? Ku janë? Të dalin këtu të flasin. Një më sillni. Kemi artistët muzikorë, më gjeni një, me Noizy. Ku janë këta, se ne ua kemi dhënë lekët, kemi shkuar në koncerte, ka bërë lekë ai. Ma sillni këtu”, tha ajo.
Ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha që “të hapin krahun” dhe të lënë hapësirë për figura të reja politike.
I riu shpërthen në protestë: Prishi Astirin dhe fitoi më shumë nga të gjithë. Kush ia dha votën? Ata patronazhistët, ata janë problemi. Dolën artistët, hajde na ndihmoni (për shembjen e teatrit). Dolën dhe ata. Ku ka një artist, Neritan Liçaj, Robert Ndrenika, me të cilët jemi krenuar? Ku janë? Të dalin këtu të flasin. Një më sillni.
Kemi artistët muzikorë, më gjeni një, me Noizy. Ku janë këta, se ne ua kemi dhënë lekët, kemi shkuar në koncerte, ka bërë lekë ai. Ma sillni këtu. E kam me këta patronazhistët që i urrej me shpirt, dhe haram qumështi i nënës…
Baba im është rritur në komunizëm, atë mendje ka, nuk ia heq dot njeri Saliun nga mendja. Por o Sali, na 90, 30 vite u mundove, faleminderit, por s’na ndihmove, a mund të ikësh? Edi Rama ka 30 vjet: kryetar bashkie, ministër kulture, kryeministër, nuk e bëre dot, o vëlla, a e hap dot krahun të vijë një tjetër? Këta e me radhë.
© Panorama.al











