“Qytetari s’duhet të presë ndryshimin vetëm nga PD!”- Gazetari: Pjesëmarrja e ulët në protesta për shkak të shpopullimit

Dec 8, 2025 | 22:26

Gazetari dhe analisti Basir Çollaku ka komentuar mungesën e pjesëmarrjes masive në protestat e organizuara nga opozita, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me fenomenin e shpopullimit.

collaku

“Nuk duhet ta masim opozitën me metrat katrorë”, tha ai, ndërsa shtoi se “janë përzënë qytetarët dhe shpopullimi ka prekur më shumë demokratët, për shkak të mungesës së punësimit”.

Në lidhje me pjesëmarrjen në protestat që po zhvillon PD para kryeministrisë, Çollaku  tha se “qytetarët nuk duhet të presin ndryshimin nga PD, por duhet të bëhen ata ndryshimi”.

Basir Çollaku: Mungesa e pjesëmarrjes në protestë lidhet me shpopullimin. Nuk duhet ta masim opozitën me metrat katrorë. Përpjekja serioze për ta shkatërruar PD është fakt.

Ne kujtojmë ish-ambasadoren e SHBA Yuri Kim që shiste bar në PD, sot është drejtoreshë e një dosje korruptive në hetim.

Këta aktorë vijnë për të prodhuar parti sipas interesit të tyre. Duke u treguar shqiptarëve kë të votojnë. Dhe politikanët dhe shqiptarët kur shohin kë mbështesin SHBA-të orientohen.

Nuk keni akses në INSTAT?, janë përzënë qytetarët dhe shpopullimi ka prekur më shumë demokratët, për shkak të mungesës së punësimit

© Panorama.al

Te lidhura