TIRANE- Mes vendimeve te miratuara ne mbledhjen e sotme te qeverise, u miratua sot vendimin “Për të drejtën e publikut për të patur informacion mjedisor”, i propozuar nga ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.
Me këtë vendim synohet t’i sigurohet publikut shpërndarja në mënyrë sistematike e informacionit mjedisor, vënia e këtij informacioni në dispozicion të tij, si dhe të përcaktojë kushtet dhe mënyrat e duhura për ushtrimin e së drejtës, për të patur informacion mjedisor për shkëmbimin e lirë të opinionit të publikut dhe për pjesëmarrjen efektive të tij në vendimmarrjen mjedisore.
Ky vendim synon, gjithashtu, përafrimin e legjislacionit shqiptar në mënyrë të plotë me kuadrin e ligjor Europian dhe përmbushjen në mënyrë specifike të detyrimeve që burojnë nga ratifikimi i Konventës së Aarhusit.
Në këtë kuadër, Kryeministri Berisha u la një porosi të veçantë ministrave të kabinetit qeveritar, që çdo projektligj të konsultohet me shoqërinë civile dhe grupet e interesit.
© Panorama.al











