Qeveria autorizon KESH të marrë kredi: 4.5 mld

Dec 14, 2011 | 14:53

TIRANE- Qeveria autorizon Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare te marre kredi per perballimin e situates energjetike ne vend, si pasoje e mungeses se rreshjeve.

Vendimi eshte marre sot gjate mbledhjes se Këshillit te Ministrave, ku u miratua aktinnormativ që autorizon Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare për të marrë një kredi në shumën 4.5 miliardë lekë.

“Ky vendim merret pas një situate jo të favorshme hidrike të shkaktuar nga mungesa e nivelit të domosdoshëm të reshjeve dhe në përputhje të plotë me qëndrimin e qeverisë, e cila e ka prioritet absolut të saj sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm me energji”- thuhet ne vendim.

© Panorama.al

Te lidhura