TIRANE- Këshilli i Ministrave vendosi sot dhenien me koncension per mirembajtjen e autostrades Milot-Morine.
Vendimi “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe operimit të autostradës Milot-Morinë”, u miratua ne mbledhjen e qeverise, gjate paradites.
Autoriteti kontraktues propozohet të jetë ministria e Punëve Publike dhe Transportit, e cila ka bërë shqyrtimin dhe vlerësimin e projektit të propozuar për koncesion mbi bazën e analizës së rentabilitetit, fizibilitetit dhe të përshtatshmërisë financiare.
Ky vendim do të bëjë të mundur fillimin e procedurave për dhënien me koncesion të këtij projekti.
© Panorama.al











