TIRANE- Qeveria shqiptare miratoi sot dëmshpërblimin e 342 ish të dënuarve politikë të regjimit komunist.
Vendimi përcakton masën e dëmshpërblimit për 342 ish të dënuar politikë të regjimit komunist, kërkesat e të cilëve kanë përmbushur kriteret ligjore dhe që kanë vuajtur dënimin e kryer me burg nga data 30 nëntor 1944 deri më 01 tetor 1991, si dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital (të pushkatuar apo të ekzekutuar).
Shuma e parashikuar në total është 1.337 miliardë lekë.
Kryeministri Berisha kërkoi nga ministria e Drejtësisë që të rishqyrtojë kriteret e përfitimit të dëmshpërblimit, duke iu dhënë përparësi kategorisë së ish të dënuarve politikë që janë të sëmurë, ashtu siç u veprua me ata që janë mbi moshën 75 vjeç.
© Panorama.al











