Anëtari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka deklaruar se qeveria e Edi Ramës ndodhet në krizën më të thellë politike, pas zhvillimeve të fundit dhe hetimeve ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Në një intervistë për News24, ai u shpreh se kryeministri duhet të japë dorëheqjen dhe se PD duhet të kërkojë një qeveri teknike.
Gjatë intervistës, Hoxha akuzoi Ramën se po mbron zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila po përballet me procedura hetimore nga SPAK. Ai tha se situata aktuale e vendit tregon se qeveria ka humbur legjitimitetin politik.
“Çfarë duhet më shumë që ai ta shkarkojë? Përkundrazi, ai bën avokaturën. Për mua Rama sot përfaqëson një qeveri të mbaruar politikisht.”
Hoxha paralajmëroi se, sipas tij, mosveprimi i Ramës mund të thellojë më tej krizën politike dhe institucionale. Ai theksoi se vendi ka nevojë për një administrim të përkohshëm si rrugëdalje nga situata aktuale.
“Nëse nuk i hap rrugën qeverisë teknike, ai dhe ministrat e tij rrezikojnë të përballen me pasoja politike. Është jetike që PD të dalë nga rrethi vicioz, të rishpikë veten dhe të kërkojë qeverinë teknike pa Edi Ramën kryeministër,” deklaroi ai.
Gjithashtu Hoxha u ndal te rruga Qukës Qafë Plloç, e cila u prish vetëm dy muaj pas inaugurimit. Ai tha se nga korrupsionet dhe aferat e qeverisë kilometri i rrugës në Shqipëri ka shkuar në 30 mln euro.
” Shikon çfarë bën Balluku, shiko rrugën që inaguruan Qukës Qafë Plloç, u prish rruga dhe pak javë më parë i kanë dhënë dhe një qokë tjetër, një kryebashkikau socialist, kryebashkiakiut të Tepelenës vëllai të tij. Këta tallen, këtyre u del 30 mln euro kilometri. Paturpësisht Rama mbron dhe tregon që është palë në vjedhjet që Balluku ka bërë“, tha Hoxha.
Lisandër Hoxha: Shikon çfarë bën Balluku, shiko rrugën që inaguruan Qukës Qafë Plloç, u prish rruga dhe pak javë më parë i kanë dhënë dhe një qokë tjetër, një kryebashkikau socialist, kryebashkiakiut të Tepelenës vëllai të tij. Këta tallen, këtyre u del 30 mln euro kilometri. Paturpësisht Rama mbron dhe tregon që është palë në vjedhjet që Balluku ka bërë.
Për mua Rama sot përfaqëson një qeveri të mbaruar politikisht. Nëse nuk i hap rrugën qeverisë teknike, rrezikon të shpallet organizatë kriminale, ai dhe ministrat e tij dhe gjithë pjesa e administratës që kanë punuar për të zhvilluar korrupsion dhe për të legalizuar paratë në Amerikën Latine. Ne me SHBA kemi partneritet strategjik, ne ruajmë kufijjtë me dollarin amerikan dhe në këtë aspect duhet të jemi mirënjohës
Që ne të mos biem viktimë e lojës së Ramës, duhet të bëhemi puritanë. PD po e nis procesin. Kreu i PD e ka nisur, uroj të jetë i vërtetë. Ne duhet të jemi në dinamikën e duhur dhe gatishmërinë që vendi ka nevojë për këtë realitet. S’ka më politikë në Shqipëri, ka deklarata, PD konstaton dhe denoncon, këtu ka mbetur. A do japin këta llogari për paratë publike? Është jetike që në këtë kontekst PD duhet të dalë nga rrethi vicioz, të rishpikë veten dhe të kërkojë qeverinë teknike pa Edi Ramën kryeministër, dhe garantoj që në zgjedhjet e ardhshme, Rama ta shohë me teleskop pushtetin.
© Panorama.al











