EMRAT/ Qarkullonin me makinë të blinduar dhe të armatosur, arrestohen dy të rinj! Makina, me targë ruse të falsifikuar

Nov 4, 2025 | 13:48

Policia ka arrestuar dy të rinj që qarkullonin me makinë të blinduar dhe të armatosur në qytetin e Durrësit.

policia1Në pranga kanë rënë 28-vjeçariarme, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; dhe 29-vjeçari Ernest Beqiri, po ashtu banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Blutë informojnë se gjatë operacionit ndaluan automjetin e blinduar me drejtues 28-vjeçarin dhe pasagjer Ernest Beqirin.

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë, një targë ruse e dyshuar e falsifikuar dhe një shumë parash, të cilat u sekuestruan së bashku me 3 celularë.

 

 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Blindi”.

Qarkullonin me automjet të blinduar dhe të armatosur, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me krehër me fishekë, automjeti i blinduar, një targë ruse e falsifikuar, një shumë parash dhe 3 celularë.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për 2 shtetas që qarkullonin me armë zjarri në automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blindi”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e blinduar me drejtues shtetasin E. D. dhe pasagjer shtetasin E. B. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë, një targë ruse e dyshuar e falsifikuar dhe një shumë parash.

Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. D., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-E. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura