Putin: Retorika e Romnit ndaj Rusisë, ‘e gabuar’

Sep 6, 2012 | 12:13

“Retorika e ashpër ndaj Rusisë e fushatës së Mit Romnit është e gabuar”. Keshtu ka deklaruar Presidenti rus Vladimir Putin, duke shtuar se megjithate, Moska mund të punojë me kandidatin e Partisë Republikane, po që se ai zgjidhet president i SHBA në zgjedhjet e nëntorit në Amerikë.

Në një intervistë për televizionin Russia Today (RT) Putin megjithatë tha se presidenca eventuale e Romnit do të thellonte  ndasitë mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në lidhje me planet perëndimore për një mburojë raketore në Evropë.

Putin sugjeroi se ngërçi mund të zgjidhet, po që se rizgjidhet Obama, të cilin e quajti “një person të ndershëm, që me të vërtetë dëshiron të ndryshojë shumë për të mirë.”

Romni tha në kohët e fundit se nëse ai zgjdihet president, Rusia mund të presë më pak “fleksibilitet” nga Uashingtoni. Rusia thotë se mburoja e planifikuar raketore paraqet kërcënim për Moskën. (rel)

© Panorama.al

Te lidhura