Kryeministri rus, Vladimir Putin, u ka bërë thirrje protestuesve që të lënë mënjanë protestat e tyre dhe ka refuzuar me forcë thirrjet nga sheshi për dorëheqjen e tij e për përsëritje të zgjedhjeve për Dumën (Parlamentin rus), duke thënë se “zgjedhjet kanë përfunduar dhe nuk mund të ketë më diskutime për ndonjë rishikim”. Putin shtoi se: “Tani ne të gjithë duhet të fokusojmë tërë vëmendjen tonë në zgjedhjen e presidentit të Federatës Ruse”. Kryeministri Putin, i cili do të kërkojë në mars mandatin e ri si President, tha se do të bëhet gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që zgjedhjet presidenciale të muajit mars të jenë transparente dhe objektive.











