Pushuesit e fundjavës çelin sezonin turistik në Durrës

May 23, 2011 | 12:55
Leshterikët e mbledhur në breg të detit

Pushuesit nga Durrësi e Tirana çelin sezonin turistik buzë Adriatikut, edhe pse nga ana e Bashkisë ende nuk është bërë hapja zyrtare e tij.Përgjatë gjithë vijës bregdetare plazhi është i mbushur me pushues gjatë fundjavës, pjesa më e madhe e të cilëve kanë preferuar t’i largohen politikës, rrëmujës së përditshme për të kaluar një fundjavë të qetë e argëtuese në plazh. Por ata janë përballur me dhjetëra probleme, pasi deri më tani nuk është marrë asnjë masë për sezonin turistik veror. Në plazhin e Durrësit ende nuk është bërë pastrimi dhe dezinfektimi i rërës. Gjithashtu, aty mungojnë banjat dhe dushet publike. Ndërsa numri i pushuesve njeh rritje nga dita në ditë, numri i banjave publike dhe dusheve në plazhin e Durrësit është reduktuar në vazhdimësi dhe nga 11 që kishte dikur, sot nuk sheh asnjë të

Kullat e vrojtimit jashtë funksionit

tillë. Pushuesit janë të detyruar të shpenzojnë më shumë, pasi vetëm për të përdorur banjat private të bizneseve që operojnë në plazhin e Durrësit, ata fillimisht duhet të bëhen klient të tyre. Në Durrës të gjithë drejtuesit e pushtetit vendor dhe institucioneve të tjera e njohin këtë problem, por si zgjidhje të tij, ata kanë propozuar, që çdo banjë private e bizneseve është një banjë publike për pushuesit. Propozim ky, i cili ka hasur kundërshtimin e bizneseve, të cilët pohojnë se një shërbim i tillë do t’u ofrohet vetëm klientëve të lokalit dhe jo pushuesve të tjerë. Ndërkaq një tjetër problem në plazhin e Durrësit, mbetet edhe mungesa e rojeve bregdetare. Në një gjatësi prej 3.2 kilometrash vijë bregdetare, nuk ka asnjë roje,i cili mund të ndihmojë, në dhënien e ndihmës së par tek ata që rrezikojnë të mbyten, sidomos fëmijët. Në fakt projekti i Bashkisë së Durrësit për vendosjen e rojeve bregdetare nisi tre vjet më parë, por u la në mes për mungesë fondesh. Gjithsesi, ndërsa flasim për plazhe publike, problem në vetvete janë hapësirat që janë lënë për to. Nga Ura e Dajlanit deri në Plepa, janë vetëm 4 plazhe publike, ndërkohë që ditë pas dite hapësira e tyre kanë ardhur duke u ngushtuar. Shumica e familjarëve nuk kanë se ku të ngrenë çadrat e tyre pasi asnjë pëllëmbë rërë nuk është e lirë. Kështu që ata që duan të frekuentojnë këtë plazh minimumi u duhet të shpenzojnë deri në 300 lekë për shezlonet dhe çadrat që ua ofrojnë privatët, në rast të kundërt, mund t’i gëzohen vetëm ujit të detit. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, Bashkia kishte gati të gjitha elementet për turizmin, ndërsa ishin marrë të gjitha masat për një bregdet të pastër dhe të denjë për çdo pushues, ndërkaq këtë vit panorama paraqitet ndryshe.

Mbeturinat

Përgjatë 3.4 kilometrave vijë bregdetare, që përfshin pjesën e plazhit nga Ura e Dajlanit deri në sektorin Iliria, pastërtia qëndron në të njëjtat parametra, me kazanë të rrethuar nga mbeturinat, pa llogaritur këtu mungesën e sinjalistikës në zonën e plazhit. Bregdeti i Durrësit është një nga më të frekuentuarit në vend, jo vetëm gjatë stinës së nxehtë të verës, por edhe gjatë dimrit, ku një numër shumë i lartë pushuesish ditorë dhe sezonalë stacionohen për
të pushuar.

 

DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

© Panorama.al

Te lidhura