Punimet e OST, kufizime në Tiranë e Vlorë

Jan 11, 2012 | 12:15

Operatori i Sistemit të Transmetimit do të fillojë nga sot punimet në sistemin e transmetimit, të cilat do të sjellin kufizime për disa zona në kryeqytet dhe në qarkun e Vlorës. Sipas një njoftimi të këtij operatori, punimet do të kryhen përgjatë tri ditëve, 11-13 janar. Për punimet sot pritet që të stakohen dy transformatorë në nënstacionin e Selenicës. Si rezultat i kësaj do të ketë kufizime energjie në oraret 09:00-11:30 dhe 12:00-14:30. Zonat që do të kenë këto kufizime, janë Bashkia Selenicë, komunat Armen, Llakatund dhe Selishtë, në qarkun e Vlorës. Nesër, në nënstacionin e Sharrës do të ketë stakim të linjës 35 kw Sharre-TEC, që do të sjellë kufizime në oraret 10:00-14:00 për disa zona në kryeqytet, si Kombinat, Yzberisht, Mëzez, Ndroq. Më datë 13 janar, kufizimet do të bëhen për zonat Tufinë dhe ish- Uzina e Tankeve në oraret 09:00-15:00, për shkak te punimeve te nevojshme në linjat 220 kw Tiranë–Elbasan, që do të sjellë stakim të remontit të “Fidrit” 126 në nënstacionin Kinostudio. Operatori i Sistemit të Transmetimit është duke kryer prej kohësh remonte në sistemin e tij për të përballuar situatën e dimrit.

ZONAT
Datë 11 janar
Oraret 09:00-11:30
12:00-14:30
Zonat:
Bashkia Selenicë
Armen
Llakatund
Selishtë

Datë 12 janar
Orari 10:00-14:00
Zona: Kombinat
Yzberisht
Mezez
Ndroq

Datë 13 janar
Orari 09:00-15:00
Zonat Tufinë
Ish-Uzina e Tankeve

© Panorama.al

Te lidhura