
PUKE- Nje zjarr i fuqishem ka shkrumbur nje shkolle ne fshatin Lumbardh të Pukës. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit dhe eshte diktuar prej banoreve, te cilet kane pare flaket e fuqishme dhe jane drejtuar per ndihme.
Sipas banoreve qe kane treguar ne polici, zjarri ka qene shume i madh dhe me mjete rrethanore ka qene e pamundur nderhyrja. Ata kane njoftuar zjarrfikeset, por duket se flaket kane perfshire ne nje kohe te shkurter krejt ndertesen, duke shkaktuar deme te medha.
Në një prononcim për “News 24” drejtori i Arsimit të Pukës Vladimir Kola u shpreh se duhet një hetim i hollësishëm për shkaqet e zjarrit, pasi nëse ai rezulton se është i qëllishëm, atëherë ai do ishte një krim makëbar sipas tij, pasi shkolla ka 4 vite që është rikonstruktuar.
Ne vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka nisur hetimet per te zbuluar shkakun e zjarrit, qe dyshohet te jete shkaktuar edhe nga ndonje luhatje tensioni.
© Panorama.al











