Publikohet pasuria e politikanëve Samaras e Karaxhaferris, më të pasurit

Dec 22, 2011 | 11:33
Antonis Samaras

Parlamenti grek ka botuar pasurinë e politikanëve të tij, si dhe lajmin e mirë për ta, se asnjë deputet i Parlamentit grek nuk ka pasur llogari të padeklaruar në Zvicër, as edhe 100 euro. Sidoqoftë, më të pasurit rezultojnë të jenë ata që kanë qenë edhe vjet, Jorgos Karaxhaferris (LAOS) dhe Antonis Samaras (Demokracia e Re). Më të varfrit mes politikanëve janë sekretarja e Përgjithshme e Partisë Komuniste (KKE), Aleka Papariga dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Koalicionit të së Majtës Radikale (SYRIZA), Aleksis Cipras. Lista përmban emrat e 189 ish-deputetëve në atë vit, të 300 deputetëve të sotëm, të eurodeputetëve, ministrave dhe kryefinacierëve të partive politike greke. Rreth 15 deputetë duket se kanë tërhequr nga depozitat e tyre shuma nga 100000-400000 euro dhe nuk i kanë deklaruar se ku i kanë përdorur këto para. Ndërsa liderët e partive kryesore të vendit nuk kanë pasur ndryshime të ndjeshme në pasuritë e tyre. Ish-kryeministri Jorgo Papandreu dhe lideri i DR, Andonis Samaras, kanë pothuajse të njëjtën pasuri si një vit më parë. Sidoqoftë, deklarimi i pasurive është bërë vetëm gjatë viteve të fundit në Greqi si pjesë e luftës kundër korrupsionit dhe asnjë prej politikanëve, qoftë edhe ata më të pasurit, nuk kanë treguar se si ka nisur të formohet pasuria e tyre.

© Panorama.al

Te lidhura