Ish-ministri Edmond Panariti komentoi sot në emisionin “Log.” në News24, nën moderimin e Endri Xhafos, vendimin e socialistëve për të mos miratuar në seancën e fundit plenare rezolutën që dënon gjenocidin serb një vendim që, sipas tij, duket i përllogaritur dhe i ndikuar nga presione të jashtme.
Panariti tha se mosveprimi i socialistëve mund të jetë rezultat i presionit ndërkombëtar, me qëllim të shmangies së tensioneve të reja në Ballkan, veçanërisht në një kohë kur po diskutohet edhe rifillimi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.
“Kjo ndodhi ndoshta nën presionin ndërkombëtar për të mos ushqyer tensione të reja në Ballkan, kur jemi në prag të rivendosjes Serbi–Kosovë. Kështu që mund të jetë një veprim i kalkuluar me mosveprim, pra bë një mosveprim për të vepruar realisht,” u shpreh ai.
Sipas Panaritit, ky qëndrim bie në kundërshtim me atë që Shqipëria shpall si pozicion kombëtar, ndërsa përmendi se Kosova dhe Bosnja e Hercegovina kanë miratuar rezoluta që dënojnë gjenocidin e ushtruar ndaj popullatave të tyre.
“Kam përshtypjen që kjo shkon ndesh asaj që shpallet me të madhe një komb një qëndrim. Kosova, Bosnje Hercegovina kanë kaluar rezoluta për të dënuar gjenocidin serb ndaj popullatave të tyre,” tha Panariti.
Ai theksoi gjithashtu nevojën që Shqipëria të qëndrojë e sinkronizuar me Kosovën dhe ta mbështesë në çdo hap që konsolidon njohjen dhe kujtimin e krimeve të kryera.
“Shqipëria duhet të jetë sinkron dhe duhet të jetë në krah të Kosovës në çdo hap që konsolidon atë që ka të bëjë me një shfarosje me vrasje mizore të popullsisë së Kosovës, me zhvendosjet masive, depërtim të rreth 800 mijë kosovarëve drejt territorit shqiptar dhe përdhunime”, tha Panariti.
Edmond Panariti: Kjo ndodhi ndoshta nën presionin ndërkombëtar për të mos ushqyer tensione të reja në Ballkan, kur jemi në prag të rivendosjes Serbi Kosovë. Kështu që mund të jetë një veprim i kalkuluar me mosveprim, pra bë një mos veprim për të vepruar realisht.
Kam përshtypjen që kjo shkon ndesh asaj që shpallet me të madhe një komb një qëndrim. Kosova, Bosnje Hercegovina kanë kaluar rezoluta për të dënuar gjenocidin serb ndaj popullatave të tyre.
Shqipëria duhet të jetë sinkron dhe duhet të jetë në krah të Kosovës në çdo hap që konsolidon atë që ka të bëjë me një shfarosje me vrasje mizore të popullsisë së Kosovës me zhvendosjet masive, depërtim të rreth 800 mijë kosovarëve drejt territorit shqiptar dhe përdhunime.
© Panorama.al











