Pas pushimit të çështjes së KZAZ-49 nga Kolegji Zgjedhor, Partia Socialiste e ka konsideruar vendimin absolutisht të pabazuar në ligj dhe tërësisht të papranueshëm.
Në një njfotim të Partisë Socialiste thuhet se “ky vendim flet qartë për vështirësinë e jashtëzakonshme të dhënies së drejtësisë në këtë vend dhe për pamundësinë e trupit gjykues për të vendosur në bazë të ligjit e jo të rrethanave politike apo interesave vetjake të secilit gjykatës”
PS thekson se do të vazhdojë të kërkojë të drejtën e saj në dyert e sistemit të drejtësisë, duke shpresuar, deri ne fund, se gjyqtarët do të zbatojnë Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe ligjet në fuqi.
“Partia Socialiste u bën publikisht thirrje gjyqtarëve që të japin drejtësi,” thuhet më tej në deklaratë, “jashtë çdo ndikimi politik, dhe të mos harrojnë për asnjë çast se kjo çështje është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me interesat kombëtare, me demokracinë e stabilitetin e vendit, me drejtësinë e drejtë, të pavarur e të pandikueshme për asnjë arsye politike apo ngushtësisht vetjake”
© Panorama.al











