Dorëheqja, Bare: Ndjenjë përgjegjësie për Tiranën

Sep 7, 2011 | 13:22


TIRANE- Besnik Bare e ka shpjeguar doreheqjen e tij nga kreu i PS-se per Tiranen, si ndjenje pergjegjesie morale ndaj manipulimit ne zgjedhjet e fundit.

Nje dite pas publikimit te doreheqjes se tij, Bare ka sqaruar per mediat se gjate kohes ne krye te PS ne Tirane per 6 vite ka provuar shijen e suksesit por dhe natyrisht shijen e hidhur të vjedhjes së votës, manipulimit, sikurse ishte rasti i fundit, i cili u paraqit në formën më skandaloze në sy të publikut por dhe të atij ndërkombëtar.

“Unë marr këtë përgjegjësi morale. Them se mund të kisha bërë më shumë për mundësinë e minimizimit të këtij manipulimi”, tha ai.

Sipas tij, ai ndjen përgjegjësinë se ndoshta mund të kishte bërë më tepër në këtë drejtim dhe këtë e reflekton nëpërmjet dorëheqjes, duke i lënë hapësirë deputetëve të tjerë.

Ai ka vleresuar kreun e ri te komanduar Sajmir Tahirin, duke premtuar mbeshtetje maksimale ne punen qe do te beje, nderkohe qe ka shtuar se vete kreu i PS-se, Edi Rama eshte habitur me doreheqjen.

© Panorama.al

Te lidhura