“PS s’do të propozojë asnjë kandidat për Avokat Populli”- Balla: Do të shqyrtojmë emrat që vijnë nga opozita

Dec 2, 2025 | 11:20

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se nuk do të propozojnë asnjë kandidat për Avokat Populli.

taulant balla

Deklarata e Taulant Ballës erdhi pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Ai theksoi se do të shqyrtohen kandidaturat nga opozita dhe më pas do të vendosin se cilin emër do të mbështesin.

“Do shqyrtojme kandidaturat qe do vijne nga opozita. Me pas do vendosim se cilen kandidature do mbeshtesim”, tha Balla.

Kreu i Grupit të PS-së shtoi gjithashtu se nuk ka komunikuar me Grupin e PD-së për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

© Panorama.al

Te lidhura