PS padit Ristanin dhe 3 anëtarë të KQZ-së

May 19, 2011 | 21:02

TIRANE- Partia Socialiste padit në prokurori kryetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe 3 anëtarë të këtij institucioni.

PS ka bërë kallëzim për ndjekje penale ndaj Arben Ristanit, me detyrë Kryetar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve  dhe  Klement Zgurit, Vera Shtjefnit, Hysen Osmanajt, me detyrë anëtar te Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si dhe persona të tjerë të paidentifikuar, punonjës të KQZ-së dhe KZAZ-ve Tiranë që kanë bashkëpunuar me të kallëzuarit.

Kallëzimi penal është bërë mbështetur në konsumimin e veprës penale te “shpërdorimit të detyrës dhe fallsifikimit të dokumentave dhe rezultateve të zgjedhjeve në bashkëpunim. Vepër penale e parashikuar nga neni 248, 326 dhe 25 të Kodit Penal.

© Panorama.al

Te lidhura