TIRANË- Partia Socialiste akuzoi sot kandidatin e “Aleancës për qytetarin” për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha se po blen votat e kryeqytetasve.
Deputetja Ledi Shamku, tha se pasi “Luli i Saliut që firmosi shitjen e detit, që posdeon shtatë pasaporta, tani ka dalë të blejë vota me miell, njësoj siç bënte Berisha dikur.
Duke akuzuar Lulzim Bashën se nuk i nje tiranasit, Shamku tha se tiranasit nuk kanë jetuar kurrë me lëmoshë, as në kohën e Enverit, dhe nuk do të jetojnë as në këtë kohë të Saliut të Enverit.
“Në 8 maj tiranasit do t’i japin Saliut dheLulit të Saliut humbjen e thellë në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, sepse më 8 maj e vetmja rrugë është Edi Rama dhe Partia Socialiste”- tha Shamku.
© Panorama.al











