PS: Lëmë imunitetin, hetim për Bashën e Saliun

Jan 23, 2012 | 20:08

TIRANE- Partia Socialiste shprehu gadishmërinë që të gjithë deputetët e saj të lënë imunitetin me qëllim zbulimin e së vërtetës përpara të gjithë shqiptarëve për ngjarjet e 21 janarit të një viti më parë.

Deputeti Sajmir Tahiri, në një prononcim nga selia rozë, shprehu habinë e opozitës për kërkesën e Prokurorisë, pasi sipas tij, të gjithë deputetët kanë qenë të angazhur në të njëjtën masë ditën e protestës, dhe ansjëri nuk ka bërë më pak apo më shumë.

Opozita shqiptare tha Tahiri, akuzon drejtpërdrejtë ish ministrin Lulzim Basha dhe kryeministrin Sali Berisha, si fajtorët kryesorë të katër vrasjeve të 21 janarit.

Ai tha se mospërfshirja në hetim e Bashës dhe Berishës, si fajtorët kryesorë të vrasjeve, kërkesa për imunitetin e deputetëve tanë, na duket si manovër për të krijuar balancë në hetime.

Lidhur me Gjykatën, Tahiri shtoi se “sot tregoi edhe njëherë që është kthyer në një vegel të pushtetit. Masa me arrest shtëpie është e turpshme. Kjo do të thotë mundësi për të komunikuar me Berishën dhe për të ndikuar hetimet e 21 janarit.”- theksoi ai.

“Prokuroria ka të gjithë mbështetjen e opozitës, dhe ajo nuk duhet të tërhiqet nga akuzat e Berishës”- tha deputeti i PS-së.

Tahiri njoftoi gjithashtu se doli ai para mediave në mungesë të kryetarit Rama, i cili është për një vizitë në Gjermani.

© Panorama.al

Te lidhura