PS kryeson në bashki, PD në komuna

May 11, 2011 | 10:23

Harta e rezultateve të zgjedhjeve vendore të 8 majit favorizon koalicionin qeveritar në komuna, ndërsa opozitën në bashki.Referuar rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku deri tani kanë përfunduar rezultatet në rreth 200 njësi nga 384 gjithsej, tregojnë se PD ka një avantazh të gjerë në komuna. Sipas të dhënave, PD ka fituar tri herë më shumë komuna se PS. Në rezultatet e para për 200 njësi vendore, koalicioni qeveritar shënon një diferencë të thellë me votat në fshat, ndërsa e kundërta shihet në qytet, ku shumica e bashkive janë konfirmuar majtas.
Komunat
Partia Demokratike ka fituar deri tani në 81 komuna të vendit dhe udhëheq në 8 të tjera. Nga ana tjetër, PS ka konfirmuar fitoren në 29 komuna dhe pret të fitojë edhe 10 të tjera, që janë në avantazh për opozitën. Ky rezultat i nxjerrë dje nga KQZ për më shumë se gjysmën e njësive vendore, tregon edhe tendencën për votën e këtyre zgjedhjeve lokale, ku PD fiton në fshat, ndërsa PS në qytet. PD duket se ka fituar shumicën e komunave në çdo qark të vendit. Konkretisht, në mjaft rrethe, edhe pse bashkia është fituar nga opozita, të gjitha komunat e tjera janë fituar nga e djathta. Koalicioni qeveritar ka fituar komuna edhe në zona të njohura si bastion i së majtës në Jug të vendit si në qarqet e Korçës, Fierit, Vlorës, Beratit etj. Disa nga komunat e fituara nga PD janë Voskopoja, Vithkuqi etj., ndërsa ka shënuar fitore edhe në komunat që rrethojnë Tiranën, si në Farkë, Kashar, Paskuqan, me përjashtim të Dajtit. Nga ana tjetër, PS ka fituar në disa komuna të mëdha, siç është Otllaku në Berat, Lekbibaj në Tropojë, Shëngjinin apo edhe komunën Rrethinat në Shkodër.
Bashkitë
Koalicioni i djathtë ka konfirmuar fitoren në disa bashki, si Çorovodë, Peshkopi, Lezhë, Delvinë, Pukë e Bilisht. Sipas të dhënave zyrtare, deri tani PD ka fituar në 22 bashki të vendit dhe udhëheq dhe disa bashki të tjera, si Shkodër, Mamurras e Koplik. Nga ana tjetër, koalicioni i majtë ka fituar në 27 bashki të vendit dhe pret konfirmimin e fitores edhe në bashki si Korça, Elbasani dhe Durrësi.

Kryekomunarë pa parti
Në mjaft komuna të vendit ka një numër të konsiderueshëm fituesish që janë të pavarur. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, për 200 njësitë e para vendore, në 13 komuna të vendit janë konfirmuar mëse 13 krerë komunash si të pavarur. Vihet re që në mjaft komuna të Bregut dhe në zonën minoritare kanë fituar kandidatë të pavarur. Kështu, në dy komunat e Dropullit kanë fituar Dhimitri Maluqi e Hristo Duci, që të dy të pavarur. Në Novoselë, Aliko, Lukovë kanë fituar po ashtu të pavarur. Edhe në komuna të tjera bregdetare, si Mesopotan, Finiq, Livadhja, Dhiver etj., komunat janë fituar nga kandidatë të pavarur. Fitues të pavarur ka edhe në Veri të vendit, si në Kthellë e Lurë.

Rezultati në rang vendi

BASHKITË E KOMUNAT E FITUARA NGA PD

Bashkitë
Peqin
Çorovodë
Poliçan
Leskovik
Bilisht
Kukës
Bajram Curri
Peshkopi
Lezhë
Vau i Dejës
Fushë-Arrëz
Pukë
Kamzë
Vorë
Rrogozhinë
Delvinë
Klos-Mat
Bulqizë
Manëz
Sukth
Krujë
Cërrik

Komunat
Velabisht
Gjocaj
Pajovë
Përparim
Shezë
Cakran
Fier-Shegan
Perondi
Krutje
Tërbuf
Qendër-Mallakastër
Cepo
Lunxhëri
Luftinjë
Petran
Drenovë
Gorë
Lekas
Moglice
Mollaj
Qendër Bulgarec
Vithkuq
Voskopojë
Liqenas
Pirg
Pojan
Vreshtas
Barmash
Çlirim
Mollas-Kolonjë
Qendër-Ersekë
Qendër-Leskovik
Buçimas
Qender-Skrapar
Hoçisht
Miras
Qender-Bilisht
Bicaj
Malzi
Shishtavec
Fajza
Gjinaj
Golaj
Bujan
Bytyc
Fierzë-Tropojë
Llugaj
Margegaj
Tropojë Fshat
Shënkoll
Fan
Kaçinar
Fushë-Cidhen
Orosh
Selitë-Mirditë
Bushat
Kastrioti
Gjegjan
Qaf-Mali
Qelëz
Qerret
Maqellare
Farkë
Kashar
Paskuqan
Synej
Qender-Tomin
Qender-Vlore
Markat
Vergo
Komsi
Lis
Shupenze
Katund i ri
Rashbull
Qafzotaj
Belsh
Gostimë
Bradashesh
Gjergjan

Bashkitë e komunat, në avantazh PD

Bashkitë
Mamurras
Shkodër
Koplik

Komunat
Kozare
Kastrat
Melan
Golem-Kavajë
Luz i vogël
Selishta
Shushicë
Zergjan

BASHKITË E KOMUNAT E FITUARA NGA PS

Bashkitë
Gjirokastër
Patos
Kuçovë
Divjakë
Ballsh
Memaliaj
Tepelenë
Këlcyrë
Përmet
Ura Vajgurore
Maliq
Ersekë
Pogradec
Rrëshen
Rubik
Laç
Kavajë
Vlorë
Berat
Fier
Lushnjë
Himarë
Orikum
Sarandë
Konispol
Burrel
Fushë-Krujë

Komunat
Levan
Dushk
Golem-Lushnjë
Gradishtë
Fratar
Hekal
Qendër-Tepelenë
Qendër-Piskovë
Libonik
Novoselë-kolonjë
Krumë
Lekbibaj
Arras
Shëngjin
Kalaja e Dodës
Rrethinat
Fierzë-Pukë
Luzni
Dajt
Muhur
Vllahinë
Ksamil
Sllove
Kutalli
Otllak
Poshnjë
Paper
Shirgjan
Shushicë
Voskop

Bashkitë e komunat,
në avantazh PS

Bashkitë
Korçë
Durrës
Elbasan

Komunat
Vertop
Portëz
Dermenas
Balldren i ri
Guri i zi
Gruemirë
Kote
Xarë
Gure
Ishëm

Të pavarur, fitues në komuna
Dropull i Poshtëm-Dhimitri Maluqi
Dropull i Sipërm-Hristo Duci
Pogon-Thanas Qiro
Krahës-Astrit Dervishi
Kthellë-Prend Lekgegaj
Lurë-Hakik Gjokola
Novoselë-Kanan Shakaj
Lukovë-Vladimir Kumi
Aliko-Kristo Kaishi
Dhiver-Sokrat Kalcuni
Livadhja-Irodhis Dalani
Finiq-Ziso Lluci
Mesopotan-Themistokli Kaishi

 

ERALD KAPRI

© Panorama.al

Te lidhura