TIRANE- Partia Socialiste ka publikuar ne oren 13.15 te tjera rezultate qe i merre nga qendrat e bumerimit ne rrethe. Sipas deputetes Mimi Kodheli,lajm i mire vjen nga Kavaja ku kandidati i “Aleances per te Ardhmen”, Elvis Roshi kryeson ndaj rivalit te “Aleances per qytetarin”.
“Deri më këto momente në bashkinë e Kavajës ku në 2 qendra ka përfunduar procesi i numërimit të votave rezulton fitues me 70 përqind kandidati i “aleancës për të ardhmen” kundrejt rivalit të tij i cili ka marrë vetëm 30 përqind të votave”- tha ajo.
Sipas Kodhelit gjithashtu ka kandidatët e koalicionit “aleancë për të ardhmen” kanë përparuar në Përmet, Ballsh, Poliçan, Rrëshen dhe Ura Vajgurore.
“Drejt rrugës së fitores janë kanditatët tanë në Korçë, Pogradec, Patos, Bulqizë dhe Fushë Krujë ku procesi i numërimit ende po vazhdon” theksoi Kodheli.
© Panorama.al











