TIRANE- Partia Socialiste kerkon nga Kolegji Zgjedhor vleresim te drejte ne perputhje me ligjin dhe vendosje ne vend te drejtesise. Gjate nje deklarate per mediat, deputeti Ditmir Bushati, ka theksuar se pergjegjesine historike për t’i rikthyer sovranit dinjitetin dhe Shqipërisë, perspektivën Europiane e ka tashme Kolegji Zgjedhor.
“Kolegji Zgjedhor ka detyrimin përpara shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë të vendos drejtësi aty ku katër përfaqësuesit e pushtetit në KQZ shkelën çdo ligj e normë demokratike, duke shpërfillur vullnetin e popullit dhe thirrjet e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian, OSBE-ODIHR dhe të gjithë miqve të Shqipërisë”, tha ai.
Bushati ka shtuar se edhe BE permes perfaqesuesve te larte ka theksuar paligjshmerine e vendimmarrjes se KQZ per numerimin e votave ne kutote e gabuara.
Sipas tij, “vendimmarja e paligjshme dhe manipulimi në tavolinë i vullnetit të popullit nga ana e KQZ-së nuk shënon fundin e këtij procesi”.
Ai ka bere apel që Kolegji Zgjedhor në punën e tij të udhëhiqet nga ligji dhe të mos dorëzohet përballë presioneve të pushtetit.
Ne fjalen e tij, Bushati u ndal edhe ne anulimin e vizites se presidentit te KE Barroso, qëndrimet e qarta të BE-së të shprehura nga Baronesha Catherine Ashton dhe Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule, duke shtuar se keto “tregojnë se Shqipëria në vjeshtë do të humbë një tjetër shans për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE, në rast se paligjshmëria që dominon procesin zgjedhor nuk ndalet nga një vendimmarje në përputhje me kuadrin ligjor ekzistues dhe gjetjet e raportit të ODIHR-i”.
© Panorama.al











