Rezultati i zgjedhjeve vendore të 8 majit vijon të ndajë votën mes fshatit dhe qytetit.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë rezultatet për 270 njësi vendore, bashki e komuna, nga 384 njësi që ka vendi. Sipas këtyre rezultateve, koalicioni qeveritar vijon të thellojnë diferencën në fitimin e komunave nga Jugu në Veri, ndërsa opozita ka siguruar shumicën e qyteteve kryesore, ndërsa mbeten për t’u përfunduar edhe dy bashkitë kryesore të vendit, Tirana dhe Durrësi. Mbeten edhe mbi 100 njësi vendore për të kuptuar rezultatin, por tendenca tregon se të djathtët kanë shumicën në fshat, ndërsa të majtët në qytet.
Komunat
Kur ka përfunduar rezultati për 270 njësi vendore, Partia Demokratike ka fituar 133 komuna në mbarë vendin. Partia Socialiste deri tani ka konfirmuar fitoren në 57 komuna në të gjithë republikën. Në rang vendi mbeten edhe mbi 100 komuna në garë ku ende nuk janë numëruar votat, por duke iu referuar shifrave aktuale, opozita ka fituar 32 për qind të komunave, ndërsa maxhoranca ka fituar 68 për qind të tyre. Konkretisht, në mjaft rrethe, edhe pse bashkia është fituar nga opozita, të gjitha komunat e tjera janë fituar nga e djathta. Koalicioni qeveritar ka fituar komuna edhe në zona të njohura si bastion i së majtës në Jug të vendit, si në qarqet e Korçës, Fierit, Vlorës, Beratit etj. Disa nga komunat e fituara nga PD janë Voskopoja, Vithkuqi etj., ndërsa ka shënuar fitore edhe në komunat që rrethojnë Tiranën, si Farkë, Kashar, Paskuqan, me përjashtim të Dajtit. Nga ana tjetër, PS ka fituar në disa komuna të mëdha, siç është Otllaku në Berat, Lekbibaj në Tropojë, Shëngjinin apo edhe komunën Rrethinat në Shkodër. Nëse shihet ndarja e komunave, pothuaj në çdo qark të vendit maxhoranca ka marrë shumicën e komunave, ose më saktë, njësive vendore, çka do t’i sigurojë maxhorancës shumicën vendimmarrëse në të 12-të qarqet e vendit.
Bashkitë
Koalicioni i djathtë ka konfirmuar fitoren në disa bashki, si Çorovodë, Peshkopi, Lezhë, Delvinë, Pukë e Bilisht. Opozita ka fituar në bashkitë kryesore të vendit, ndërsa pritet që të përfundojë rezultati edhe në Tiranë e Durrës. Kështu, në rang vendi, maxhoranca ka fituar 29 bashki nga Jugu në Veri, por opozita udhëheq në fitoret e bashkive. Partia Socialiste ka fituar 31 bashki, ndërsa pret edhe fitore në Elbasan. Disa bashki të fituara nga opozita janë si Patos, Kuçovë, Ura Vajgurore, por edhe bashki të drejtuara nga demokratët më herët, si Rrëshen, Rubik, Laç, Kavajë, Himrarë, Shijak etj. Nëse llogariten bashkitë e mëdha të vendit, që janë edhe qendrat e qarqeve, fituese del Partia Socialiste. Kështu, opozita ka fituar Bashkinë e Gjirokastrës, të Korçës, Elbasanit, Fierit, Vlorës, ndërsa PD ka fituar në Lezhë, Shkodër e Kukës. Mbetet ende për t’u parë në dy bashkitë kryesore të vendit, Tirana e Durrësi.
Rezultati në rang vendi
BASHKITË E KOMUNAT E FITUARA NGA PD
Bashkitë
Peqin
Poliçan
Leskovik
Bilisht
Kukës
Bajram Curri
Peshkopi
Lezhë
Vau i Dejës
Fush-Arrëz
Pukë
Kamzë
Vorë
Rrogozhinë
Delvinë
Klos-Mat
Bulqizë
Manëz
Sukth
Krujë
Cërrik
Çorovodë
Belsh
Roskovec
Libohovë
Mamurras
Shkodër
Koplik
Komunat
Drenovë
Velabisht
Gjocaj
Pajovë
Përparim
Shezë
Cakran
Fier-Shegan
Perondi
Krutje
Tërbuf
Qendër-Mallakastër
Cepo
Lunxhëri
Luftinjë
Petran
Drenovë
Gorë
Lekas
Moglice
Mollaj
Qendër Bulgarec
Vithkuq
Voskopojë
Liqenas
Pirg
Pojan
Vreshtas
Barmash
Çlirim
Mollas-Kolonjë
Qendër-Ersekë
Qendër-Leskovik
Buçimas
Qendër-Skrapar
Hoçisht
Miras
Qendër-Bilisht
Bicaj
Malzi
Shishtavec
Fajza
Gjinaj
Golaj
Bujan
Bytyc
Fierzë-Tropojë
Llugaj
Margegaj
Tropojë Fshat
Shënkoll
Fan
Kaçinar
Fushë-Cidhen
Orosh
Selitë-Mirditë
Bushat
Kastrioti
Gjegjan
Qaf-Mali
Qelëz
Qerret
Maqellare
Farkë
Kashar
Paskuqan
Synej
Qendër-Tomin
Qerdër-Vlorë
Markat
Vergo
Komsi
Lis
Shupenzë
Katund i ri
Rashbull
Xhafzotaj
Gostimë
Bradashesh
Gjergjan
Lumas
Bogovë
Kastriot
Baz
Derjan
Macukull
Xiber
Zerqan
Mollas-Elbasan
Gjinar
Labinot-Mal
Strum
Bubullimë
Kolonjë (Fier)
Remas
Tërbuf
Greshicë
Ngracan
Selitë-Mallakastër
Antigonë
Lazarat
Picar
Qendër-Libohovë
Zagorie
Sukë
Barmash
Hoçisht
Progër
Grykë-Cajë
Shqigjen
Zapod
Dajç-Lezhë
Zejmen
Dajç-Shkodër
Postribë
Blerim
Iballë
Qelez
Qerret
Kelmend
Shkrel
Petrelë
Helmes
Brataj
Armen
Kozare
Kastrati
Melan
Golem-Kavajë
Luz i vogël
Selishta
Shushicë
Zergjan
BASHKITË E KOMUNAT E FITUARA NGA PS
Bashkitë
Patos
Kuçove
Divjakë
Ballsh
Memaliaj
Tepelenë
Këlcyrë
Përmet
Ura Vajgurore
Maliq
Ersekë
Pogradec
Rrëshen
Rubik
Laç
Kavajë
Vlorë
Berat
Fier
Lushnjë
Himarë
Orikum
Sarandë
Konispol
Burrel
Fushë-Krujë
Shijak
Gjirokastër
Kërcyrë
Korçë
Selenicë
Komunat
Levan
Dushk
Golem-Lushnjë
Gradishtë
Fratar
Hekal
Qendër-Tepelenë
Qendër-Piskovë
Libonik
Novoselë-kolonjë
Krumë
Lekbibaj
Arras
Shëngjin
Kalaja e Dodës
Rrethinat
Fierzë-Pukë
Luzni
Dajt
Muhur
Vllahinë
Ksamil
Sllove
Kutalli
Otllak
Poshnjë
Paper
Shirgjan
Shushicë
Voskop
Boshnik
Sinje
Zall-Rec
Gjoricë
Maminas
Kodër-Thumanë
Labinot-Fushë
Karinë
Allkaj
Grabian
Aranitas
Kute
Carcove
Çërravë
Hudënisht
Ujmisht
Hore Vranisht
Vertop
Portëz
Dermenas
Balldren i ri
Guri i zi
Gruemirë
Kote
Xarë
Gurë
Ishëm
Bashkitë, në avantazh PS
Bashkitë
Durrës
Elbasan
Tiranë, sot numërimi i njësive bashkiake
Për t’u numëruar mbeten edhe 11 njësitë bashkiake të Tiranë, votat e të cilave do të nisin të numërohen pasi të përfundojë numërimi për kryetarin e Bashkisë. Nisur edhe nga rezultatet e deritanishme për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, e majta është në avantazh në Njësinë Nr. 1 në Tiranë, ndërsa e djathta ka qenë në avantazh në Njësinë Nr. 2 në Tiranë. Në Njësinë Nr. 3 e majta ka pasur një avantazh të lehtë, ndërsa e djathta ka pasur të njëjtin avantazh në Njësinë Nr. 4. Një rezultat më bindës e majta e ka pasur në Njësinë Nr. 5, ndërsa Njësia Nr. 6, në Kombinat, u nda për një numër të vogël votash. E majta ka edhe një avantazh të lehtë në Njësinë Nr 7., e djathta ka një avantazh të dukshëm në Njësinë Nr. 8 dhe një avantazh të lehtë në Njësinë Nr 9. Nga ana tjetër, rezultati është mbyllur në Njësinë Nr. 10, me avantazh të djathtën, ndërsa avantazhi është i thellë në Njësinë Nr. 11 në Laprakë. Këto shifra të marra nga rezultati për kryetarin e Bashkisë së madhe, mund të shihet edhe si një tregues për rezultatin në njësitë vendore në Tiranë. Mësohet se ditën e sotme do të nisë numërimi në disa prej këtyre njësive ku ka përfunduar tashmë numërimi i votave për kryetarin e Bashkisë.
ERALD KAPRI
© Panorama.al











