Vota e diasporës/ PS dhe PD konsensus për Kodin Zgjedhor, ndryshimet miratohen me 108 vota pro

Feb 17, 2025 | 18:33

Mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat edhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që ka të bëjë me lehtësimet për votën e diasporës.

Screenshot_5

Me 107 vota pro me elektronike dhe një me karton Kuvendi ka miratuar ndryshimet, ndërsa nuk mori asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

ÇFARË PARASHIKOJNË NDRYSHIMET

Ndryshimet e miratuara ulin në zero pagesat nga qytetarët dhe sigurojnë një mbulim të plotë sa u takon shpenzimeve postare për votat nga jashtë.

Një tjetër ndryshim ligjor siguron numërimin e votave që do të kthehen nga posta prej një komisioni të balancuar dypartiak.

Po ashtu mirëkuptimi është arritur edhe për sa i takon shkurtimit të afateve për regjistrimin e partive politike dhe kandidatëve në garë, në mënyrë që të fitohen ditë për prodhimin e fletëve të votimit, që do të nisen me postë jashtë vendit dhe të kthehen në kohë pranë KQZ-së.

DISKUTIMET GJATE DITËS NË PARLAMENT

Më herët gjatë seancës, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se “lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, PD mbështet ndryshime që nuk janë as të PD dhe as të PS, por të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, që lidhen me dy aspekte teknike të procesit për të garantuar votën e bashkëqytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit”.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi duke folur për propozimin e PD-së për votimin e diasporës me kartë identiteti të vendit ku jetojnë e ‘quajti hile, për të hedhur në erë votën e diasporës.”

LEXO EDHE: “Ne punojmë për votën, ndërsa ju për sherret!”- Klosi-Bardhit: E vetmja gjë që keni arritur këto 4 vite është se nga një parti u bëtë katër

Edhe deputeti i PS, Pandeli Majko tha se kërkesa e opozitës në këtë fazë ku është procesi zgjedhor, do të ndryshonte rregullat e lojës.

LEXO EDHE: “Ndryshon thelbësisht rregullat e lojës”- Majko për propozimin e opozitës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Nëse ia lëmë komisionit rregullator të vendosë, votimi nga jashtë do të bllokohet

Të dyja palët kanë rënë dakord që propozimet e opozitës që për votimin me pasaporta të huaja të vlerësohen nga komisionin rregullator i KQZ, e lidhur kjo edhe me ndryshimin e fundit të propozuar nga opozita, në pikën 4 neni 24, ku komisioni rregullator do të vendosë në mënyrë të paprecedentë nëse do të votohet ose jo nga shtetasit shqiptarë jashtë, me votim me 4 vota, votim i cilësuar, mua personalisht kjo më mban erë që s’dua ti vë emërim. Nëse do t’ia lëmë komisionit rregullator, për një fakt që ndryshon rregulla e lojës, do të jetë një arsye që votimi nga jashtë të bllokohet. Do të ishte e papërgjegjshme që ky arsyetim të trokasë në KQZ”, tha Majko.

© Panorama.al

Te lidhura