PS dënon vrasjen e gjykatësit Konomi. Ngushëllon familjen

Sep 9, 2011 | 16:55

TIRANE- Partia Socialiste I ka shprehur ngushëllimet e saj më të sinqerta familjes se gjykatësit Skerdilajd Konomi, që humbi sot jetën në një sulm mafioz në qytetin e Vlorës.

“Ngjarje si kjo ku dora e krimit nuk ngurron te sulmoje e vrase  përfaqësuesit me te larte te ketij shteti jane te papranueshme dhe përbejnë një sinjal alarmi për mbare qytetaret e ketij vendi”- thuhet në reagimin e PS-së.

Opozita ka bërë thirrje që drejtësia të veprojë me forcë për të nxjerre sa më shpejt autoret e këtij krimi të shëmtuar përpara pergjegjesive dhe për tu rezervuar atyre dënimin e merituar për këtë vrasje mafioze.

© Panorama.al

Te lidhura