PS: OK asistencës së Komisionit të Venecias

May 30, 2011 | 15:18

TIRANE- Partia Socialiste mirepret propozimin e përfshirjen e Komisionit të Venecias si tentative per te shpetuar  zgjedhjet e 8 majit.

Deklarata eshte bere sot ne mesdite nga deputeti i PS-se, Blendi Klosi, i cili duke analizuar me shifra ate qe PS e cileson kanibalizimi dhe maskarade zgjedhore, theksoi se asistenca e ketij komisioni eshte e mirepritur.

Propozimi per perfshirjen e Komisionit te Venecias u bë nga  Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan pak ditë më parë, i cili e vleresoi ate si nje mundesi per te asistuar Kolegjin Zgjedhor.

“Bëjmë të qartë se ne mirëpresim propozimin për përfshirjen e Komisionit të Venecias në përpjekeje për të shpëtuar zgjedhjet e 8 majit, për të dhënë opinionin e kualifikuar dhe të pakorruptuar”- tha Klosi.

© Panorama.al

Te lidhura