Protesta qytetare kundër ndërtimeve në Zvërnec ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Emigrantët që jetojnë në vende të ndryshme të Europës kanë paralajmëruar protesta dhe tubime sensibilizuese në mbështetje të kauzës për mbrojtjen e zonës së Nartës dhe Zvërnecit.
Pamje të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se protestat do të mbahen në Londër, Madrid, Vjenë, Stockholm dhe Hagë sipas një kalendari të caktuar.
Aktivistët dhe protestuesit janë të shqetësuar për ndikimin që mund të ketë projekti në një prej zonave më të rëndësishme natyrore të vendit. Ndërsa akuzojnë qeverinë se fsheh të vërtetën për Zvërnecin.
Protestuesit kërkojnë transparencë mbi planet e zhvillimit në zonë, ndërsa theksojnë rëndësinë e ruajtjes së ekosistemit të Lagunës së Nartës, e njohur për biodiversitetin dhe praninë e flamingove.
Mobilizimi i diasporës vjen në një kohë kur protestat kundër projektit po vijojnë prej disa ditësh në Tiranë por edhe qytete të tjera të vendit, si në Durrës e Vlorë, sikundër ndodhi një ditë më parë.
© Panorama.al

















