VIDEOLAJM/ Skandal, momenti kur policia hodhi ujë me presion dhe ndaj prindërve me fëmijë të vegjël që dolën në protestë

Jun 4, 2026 | 13:31

Mijëra protestues dolën dje në bulevard për të kundërshtuar projektin e Zvërnecit dhe për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Rama. Revoltë e që shpërtheu pas dhunimit të aktivistëve dhe pronarëve të tokës nga rojet private të firmës që do kryej punimet.

Dje ishte dita e katërt e protestës dhe mes të rinjve dhe qytetarëve të ndryshëm kishte dhe prani të fëmijëve të vegjël.

Policia kishte vendosur dy kordonë për të ndaluar protestuesit të kalonin dhe të rrethonin godinën e qeverisë.

Por të shumtë në numër protestuesit kanë arritur t’i çajnë kordonet e sigurisë, ndërkohë që autobotet e ujit kanë tentuar t’i largojnë duke përdorur ujë me presion.

Në video që po shihni, shikohet dhe momenti kur forcat e policisë kanë hedhur ujë me presion edhe ndaj disa prindërve që kishin dalë në protestë bashkë më fëmijët e mitur.

Nga pamjet shihet se si prindërit mbulojnë me trup fëmijët e tyre në tentativë për t’i shpëtuar nga presioni i madh i ujit, i cili përmban dhe supstanca irrituese për lëkurën dhe sytë.

Skandal-femijet e vegjel-protesta-policia

© Panorama.al

Te lidhura