Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar lidhur me vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit gjatë operacionit në Maliq, duke theksuar se ngjarja do t’i nënshtrohet një hetimi të plotë për të përcaktuar çdo përgjegjësi të mundshme.
Teksa foli për mediat nga Spitali i Traumës, ku vizitoi efektin tjetër që mbeti i plagosur, Edison Adri, ministri u shpreh se rasti duhet të jetë apel për të gjithë drejtuesit e strukturave policore që të garantojnë me përgjegjësi maksimale sigurinë e efektivëve gjatë operacioneve.
“Çdo situatë e tillë kërkon vëmendje maksimale dhe një hetim të thelluar mbi përgjegjësitë disiplinore dhe ligjore në menaxhimin e situatave. Ju siguroj se një hetim i tillë vijon. Drejtori I përgjithshëm është nisur drejt Korcës, edhe unë do ti bashkëngjitëm për të shkuar atje. Kjo është apel për cdo drejtues që me përgjegjësinë me maksimale të garantojë jetën dhe shëndetin e kolegëve të tyre, më pas është koha për përgjegjësi morale dhe ligjore.
Çfarëdo që të nxjerrë hetimi dhe kushto që do të dalë përgjegjës përpara këtij hetimi do të mbajë përgjegjësi. Për këtë ju siguroj”, tha Lamallari.
Kujtojmë që në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje (4 qershor) gjatë një operacioni policor në Lozhan të Maliqit Violand Braçellari 43 vjeç qëlloi me armë efektivët duke lënë të vrarë Enea Mekollin dhe u plagos Edison Adri.
© Panorama.al












