Protestat për largimin e Ramës, flet ish-drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli: Uragan kundër establishmentit! Njerëzve iu ka ardhur në “majë të hundës” korrupsioni

Jun 12, 2026 | 14:56

Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, ka shprehur mbështetjen e tij për protestat që po zhvillohen në Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

hervin culi protestat

Në një intervistë për News 24, Çuli i cilësoi protestat si një “uragan kundër establishmentit”, duke theksuar se ato janë një reagim i gjerë kundër korrupsionit dhe pakënaqësisë së akumuluar.

Sipas tij, “njerëzve u ka ardhur në majë të hundës”, ndërsa shtoi se lëvizja është përtej ndasive politike apo fetare.

Duke komentuar edhe qëndrimin e tij për prishjen e Teatrit Kombëtar, Çuli tha se vijon të besojë se kryeqytetit i duhet një teatër i ri dhe se ende kërkon projektin përfundimtar.

Ai deklaroi gjithashtu se nuk ka pasur asnjëherë takim me kryeministrin Rama gjatë kohës që drejtonte Teatrin Kombëtar dhe se ka qenë shpesh në përplasje me institucionet.

Hervin Çuli: Besoj që ky është një uragan, i cili është pa dallim feje dhe krahine kundër establishmentit, kundër korrupsionit të thellë, uragan për ndryshimin e estamblishmentit, iu ka ardhur në majë të hundës”.
Sa i përket qëndrimit të tij pro shembjes së Teatrit Kombëtar në vitin 2020, Çuli sqaroi se ai vijon ende të kërkojë projektin dhe ka bindjen se një teatër i ri i duhet kryeqytetit.
Hervin Çuli deklaroi se ai nuk e ka takuar asnjëherë kryeministrin Rama kur mbante postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar.

Unë vijoj të jem i bindur që teatri duhej, kam mbajtur në shpatulla baltën e prishjes së Teatrit.
Unë nuk e kam takuar kurrë Edi Ramën, kam qenë një nga drejtorët e teatrit më të bezdisur për Ministrinë e Kulturës. Më quanin person të vështirë në komunikim. Mua nuk më hoqën, unë nuk konkurrova më edhe pse më lejohej rikandidimi.
Unë po vijoj të kërkoj projektin interier të Teatrit Kombëtar.
Ky projekt duhet të jetë për të mirën e Shqipërisë, tani është mbushur kupa.

© Panorama.al

Te lidhura