E mbylli te akademia e Parmës, tre klube italiane kërkojnë firmën e talentit të moshave të Shqipërisë

Jun 12, 2026 | 14:47

Kjo do të jetë një verë vendimtare për të ardhmen e mesfushorit të talentuar shqiptar Dean Vranici.

VRANICI

Mesfushori me tipare sulmuese, pas shumë vitesh në akademinë e Parmës, ka vendosur të largohet për të provuar futbollin profesionist. 20-vjeçari vjen pas një sezoni me luhatje për shkak të dëmtimeve që i kanë kufizuar minutazhin në fushë, por shpreson që në klubin e ri, të arrijë të tregojë sa vlen dhe cilësitë që ka, të cilat e kanë bërë prej vitesh pjesë të ekipeve të moshave të Shqipërisë.

Sipas mediave italiane, janë klubet e Novara, Alçone Mikano dhe Peskara në Serinë C ata të cilët kanë shfaqur interes konkret për të firmosur me djaloshin shqiptar. Tashmë mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e tij për hapin e parë të madh në karrierë.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura