Protestat për dorëheqjen e Ramës shtrihen deri në Toronto të Kanadasë, mesazhet dhe thirrjet e emigrantëve: Zgjohuni, Shqipëria është e jona

Jun 8, 2026 | 9:03

Protestat për largimin e kryeministrit Edi Rama janë shtrirë deri në Kanadanë e largët. Në Toronto janë mbledhur emigrantët shqiptarët, të cilët kanë bërë thirrje antiqeveritare.

protesta ne toronto

“Zgjohu Shqipëri”, “Rama të dorëhiqet”, “Shqipëria është e jona” ishin disa nga thirrjet.

Të veshur me bluza me simbole kombëtare dhe duke valëvitur flamuj kuqezi, protestuesit përcollën mesazhe patriotike dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta në Toronto vjen në një kohë kur prej tetë ditësh me radhë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë po zhvillohen protesta masive, ndërsa lëvizjeve kundërshtuese u janë bashkuar paralelisht edhe qytete të tjera të vendit.

Sipas organizatorëve, reagimet lidhen me kundërshtimin e disa vendimeve të qeverisë, përfshirë projektet e ndërtimit në zonën e Zvërnecit, si dhe iniciativa të tjera që, sipas tyre, prekin interesin publik dhe pasuritë natyrore të vendit.

© Panorama.al

Te lidhura