Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, nga protesta e opozitës, është shprehur se kryeministri Edi Rama kërkon të mbyllë TikTok, pasi sipas tij është një platformë ku “i çirret maska”.
“Që Edi Rama ka panik nga fjala e lirë kjo është evidente. Sigurisht që TikTok është një nga rrjetet sociale më të pakontrolluara nga regjimi dhe është një platforme ku i çirret maska, kjo e ka shqetësuar dhe tani duke qenë se dështoi me komisionin e censurës, tani pi përpiqet të censurojë TikTok. Edi Rama, do të ngelet në histori si armiku i fjalës së lirë”, tha Noka.
Ndërkohë, nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi tha se është një akt cenure, mbyllja e platformës.
“Akt censure, se pse u mbyll tani para fushatës? Pse për një vit? Pse nuk ndodh si vendet e tjera ku mund të kishte disa filtra? Kjo do të ishte forma më e mirë. Fakti që është bllokuar është akt censure”, tha Boçi.
© Panorama.al











