Protesta para Kryeministrisë, Sali Berisha: Do fillojmë foltoret jashtë Tiranës, do vazhdojnë në të gjithë vendin

Nov 29, 2025 | 12:16

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar se protesta para Kryeministrisë do të zhvendoset në të gjithë vendin.

Ai theksoi se PD ka nisur analizën e saj dhe se këtë javë fillojnë foltoret jashtë Tiranës.

“PD ka filluar analizën e saj. Këtë javë fillojmë foltoret jashtë Tiranës, do të vazhdojnë në të gjithë vendin”, tha Sali Berisha.

I pyetur se kur do të japë dorëheqje, Berisha theksoi se: “PD e përcakton fatin e drejtuesve të saj dhe përfaqësuesve nëpërmjet votës. Humbja e zgjedhjeve është kriteri më i shëndoshë i dorëheqjes së atyre që drejtojnë, por në kushtet kur zgjedhjet janë farsë dhe jo zgjedhje normale, një akt i tillë do i shërbente diktatorit dhe atyre që shpikin pluralizmin, do i shërbente diktatorin. 

Unë të ftoj që të marrësh pjesë në të gjitha garat e kësaj partie. Qëndrimi në opozitë është mision dhe largimi nga ky mision bëhet vetëm nëpërmjet votës”, tha kreu i PD-së.

© Panorama.al

Te lidhura