Protesta para KQZ, policia: Shmangni dhunën

May 19, 2011 | 15:15

TIRANE- Policia e Tiranës ka bere thirrje per shmangien e dhunes dhe distancimin e qytetareve nga cdo lloj provokimi apo goditje ndaj forcave të policisë.

Në një deklaratë për shtyp policia e Tiranës ka theksuar se rreth orës 11.30, pas grumbullimit para ndërtesës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, një grup personash kanë ushtruar dhunë ndaj strukturave të policisë, ku disa prej tyre janë të lënduar dhe një punonjës policie është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë, për të marrë ndihmën mjekësore.

“Rreth orës 11.00 të ditës së sotme, në segmentin rrugor Rrogozhinë – Kavajë, në afërsi të Urës së Drazhit, janë grumbulluar në një tubim rreth 200 persona, të cilët kanë bllokuar këtë segment rrugor”- thuhet ne njoftimin e policise.

Ajo ben me dije se janë marrë masat për ruatjen e rendit dhe të qetësisë publike, ku deri më tani nuk është shënuar asnjë incident.

© Panorama.al

Te lidhura