VLORE- Policia e Vlorës padit ne prokurorinë e rrethit kryen e sapozgjedhur te bashkise, Shpëtim Gjika dhe 7 persona te tjerë.
Sipas burimeve te policise, padia penale e depozituar ka shkak organizimin e tubimit proteste kunder KQZ-se, cilesuar prej policise si i paligjshem. Padia është depozituar edhe për 7 persona të tjerë, mes të cilëve edhe kreu i Policisë Bashkiake të Vlorës.
“Personat në fjalë kanë organizuar ditën e premte manifestimin që coi në bllokimin e urës së Mifolit”- thone burimet e policise, duke shtuar se do te vijoje identifikimi i personave të tjerë qe kane lidhje me kete veprim te paligjshem.
Ne Vlore, protestuesit, organizuar nga PS-ja u ngriten ne kembe, duke iu pergjigjur thirrjes per revolte popullore ne mbrojtje te lirise themelore, asaj te votes. Ata bllokuan rrugen dhe paralizuar qarkullimin per se paku 2 ore ne uren e Mifolit.
© Panorama.al











