Protesta kombëtare e PD të hënën para Kryeministrisë, Albana Vokshi fton qytetarët: Nuk është thirrje por alarm! Padrejtësia është bërë normë

Dec 21, 2025 | 20:44

Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Albana Vokshi, ka zhvilluar takime me qytetarët e Tiranës, duke i ftuar për pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar më 22 dhjetor, ora 18:00, përpara Kryeministrisë.

vokshiok

Në mesazhin dhe pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Vokshi thekson se situata aktuale në vend ka kaluar kufijtë e tolerancës qytetare, duke e cilësuar protestën jo si një thirrje politike, por si një alarm shoqëror.

‘Kjo nuk është thirrje. Është alarm. Kur padrejtësia bëhet normë, protesta bëhet domosdoshmëri. Të gjithë në këmbë. Pa përjashtim,’ shkruan Vokshi në mesazhin e saj.

vokshi5 okshi4 okshi3 okshi2

© Panorama.al

Te lidhura