Deputeti Flamur Noka, ka mbajtur fjalën e tij në protestën e opozitës para kryeministrisë, duke thënë se kjo ditë do të hyjë në histori me këtë vërshim madhështor i cili “ka për qëllim të ndërpresë planin ogurzi të Edi Ramës për asgjësimin e opozitës.”
Ndër të tjera Noka iu drejtua kryeministrit Edi Rama, duke i thënë “nuk të njohim se ne nuk mund të kemi kryeministër hajdutë”.
“Me këtë vërshimin tuaj, ai është më i palumtur dhe nervoz dhe i shqetësuar se nuk ja doli dot të shkatërronte opozitën, atë që i prishi ëndrrën për mbretërinë. Nuk ja doli të shkatërronte PD dhe opozitën shqiptare”, deklaroi Noka.
Flamur Noka: Do të mbahet mend gjithmonë kjo ditë dhe ky moment dhe do të hyjë në histori më këtë vërshim madhështor i cili ka për qëllim të ndërpresë planin ogurzi të Edi Ramës për asgjësimin e opozitës. Një person që sundon prej 11 vitesh dhe ka kapur çdo zyrë, blen votën, ndan pasuritë e vendit si tortë dhe është në krye të çdo afere, që udhëton si shejik me avion të paguar nga taksat tuaja.
Të gjitha me paratë tuaj, i bën për tekat e tij personale. Me këtë vërshimin tuaj, ai është më i palumtur dhe nervoz dhe i shqetësuar se nuk ja doli dot të shkatërronte opozitën, atë që i prishi ëndrrën për mbretërinë. Nuk ja doli të shkatërronte PD dhe opozitën shqiptare. Edhe pse na e burgosi liderin me një proces politik, pa fakte, ne jemi sot për ti thënë se opozita është në këmbë, e papërkulur, e bashkuar dhe gjithë energji e gatshme për ta rrëzuar.
Edhe pse korruptoi Mc Gonigalin per “non gratën”, nuk na rrëzoi se ne e kemi rezistencën për luftën për liri. Mc Gonigali u dënua në SHBA, në atë dosje Edi Rama ishte korruptuesi. Sot i themi Edi Ramës se nuk të njohim se ne nuk mund të kemi kryeministër hajdutë.
© Panorama.al











