Deputeti demokrat Klevis Balliu ka qenë sot në terren, në takime me qytetarët në Tiranë, ku i ka ftuar të marrin pjesë në protestën e datës 22, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë, kundër qeverisë.
Balliu theksoi se protesta është mjeti i vetëm për përballje qytetare me një qeveri që ka humbur legjitimitetin dhe se pjesëmarrja masive është vendimtare për ndryshimin.













