Protesta, deputetët e PS braktisin komisionet

May 24, 2011 | 9:15

TIRANE- Partia Socialiste do të vijojë dhe sot bojkotin e komisioneve parlamentare, si një vendimmarrje politike ne shenje proteste kunder vendimit te KQZ-se per shpalljen e fituesit, pas numerimit te votave ne kutite e gabuara.

Dje, deputetët e opozites bojkotuan dy komisionet parlamentare atë të Ekonomisë dhe atë të Veprimtarisë Prodhuese. Bojkoti i institucioneve ku deputete socialiste jane mandatuar flitet se do te vijoje, por ajo qe dihet eshte se deputetet nuk do te dorezojne mandatet e tyre.

Mbreme, pas nje ‘beteje’ numerimi ne KQZ, komisioni shpalli fitues kandidatin e “Aleancës për qytetarin” Lulzim Basha fitues me 81 vota më shumë se kandidati i “Aleancës për të ardhmen” Edi Rama. Partia Socialiste ka deklaruar prere se nuk do te njohe kete rezultat, madje as edhe qeverine, nderkohe qe kreu i saj, Sali Berisha ka komentuar se kjo do te thote ‘t’i biesh murit me koke’, pasi gjithcka per numerimin e cdo vote eshte bere ne perputhje me ligjin dhe kushtetuten.

© Panorama.al

Te lidhura