TIRANË- Pak kohë para nisjes së protestës së FRESSH për largimin e ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu është takuar me policët e vendosur para ministrisë.
Takimi duket se ka qenë krejt rastësor, në kohën që ambasadori ka qenë duke kaluar rrugën, por mesazhi mund të jetë i kuptueshëm; mbështetje dhe inkurajim për një funksionim të qetë e të paqtë të protestës.
Sigurisht, ambasadori ka shmangur kamerat dhe interesimin e medias, duke mos dhënë asnjë prononcim, por është mjaftuar me një shtrëngim duarsh dhe rrahje shpatullash të efektiveve të policisë.











