Propozimi për anëtarësim pa të drejtë vetoje, Bardhi: Rama tentoi të trajtonte funksionimin e BE, siç bëri me tunelin e Llogarasë! Dosja “Balluku”, ekspozon si punon shteti i tij

Nov 5, 2025 | 11:56

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi komentoi propozimin e kryeministrit Edi Rama për antarësim të vendit në BE pa të drejtë vote.

gazment bardhi

Bardhi theksoi se kreu i qeverisë tentoi të trajtojë funksionimin e BE, sipas tij, njëlloj siç trajtoi tunelin e Llogarasë.

Ai shtoi se dosja ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila u mor e pandehur nga SPAK, “ekspozon mënyrën se si funksionon shteti i Edi Ramës”.

“Rama tentoi të trajtonte edhe funksionimin e BE njëlloj siç trajtoi tunelin e Llogarasë, duke menduar se mund të ndryshojë rregullat e demokracisë europiane sipas interesave të tij politik, siç bëri me kriteret e tenderit për tunelin e Llogarasë.

Dosja e Ballukut ekspozon mënyrën se si funksionon shteti i Edi Ramës”, tha Bardhi.

© Panorama.al

Te lidhura