Propozimi, Obama:Taksa më të larta për të pasurit

Sep 19, 2011 | 19:47

Presidenti Obama propozoi shtimin e taksave për të pasurit, shkurtime në disa programe sociale si dhe uljen e shpenzimeve ushtarake në një përpjekje të re për të pakësuar deficitin buxhetor.

Propozimi i sotëm parashikon shtimin e të ardhurave nga takksat me 1,5 trilionë dollarë. Individët me të ardhura mbi 1 milionë, sipas propozimit, do të taksoshen me të njetën shkallë si amerikanët me të ardhura të mesme.

Zyrtarët thonë se presidenti ka në plan të shkurtojë shpenzimet e mbrojtjes me 1,1 trilionë dollarë, ndërsa trupat amerikane largohen nga Iraku dhe Afganistani. Propozimi i tij do të pritet me kritika në Kongres. Republikanët e opozitës, që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve janë kundër ngritjes së taksave.(voa)

© Panorama.al

Te lidhura