Korçë, Prokuroria: 15 vjet burg për babanë tutor

Dec 22, 2011 | 10:45
Policia e Korçës

KORCË- Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për babanë tutor, që shfrytëzonte dy vajzat e tij, 8 dhe 10 vjec. Kërkesa e prokurorisë është bërë seancën e sotme, gjatë dhënies së pretencës.

Sipas Prokurorisë, babai, Pëllumb Mullaj duhet të shpallet fajtor dhe të vuajë 15 vite heqje dënimi. Ndërkohë pretenca është dhënë edhe për 4 klientët e ndaluar fill pas zbulimit të skandalit.

Ne muajin prill, gjate operacionit te koduar  “Junior”, policia ndaloi shtetasit; Pëllumb Mullaj, 52 vjeç nga qytetai i Korçës, babai i vajzave; Andrea Nameti, 62 vjeç, banues ne fshatin Mborje-Korçë, i denuar me pare per vepren penale “Marrdhenie seksuale me te mitur”, Skënder Korollari, 35 vjeç banues në fshatin Mborje-Korçe dhe Nevrus Kollani.

Sipas policise, shtetasi Pëllumb Mullaj akuzohet se gjatë viteve 2004, 2005 dhe 2006 ka shfrytezuar për qëllime prostitucioni 2 vajzat e tij të mitura të moshës rreth 8 dhe 10 vjeç me inicialet I.P dhe M.P.

“Per dy shtetasit e tjerë Andrea Nameti dhe Skënder Korollari rëndon akuza e marrdhenieve seksuale ose homoseksuale me të mitur, dhe për të njëjtën vepër penale është marrë masa e sigurise “arrest shtëpie” për shtetasin Nevrus Kollani”- deklaroi atehere policia.

Shtetasit e arrestuar kanë kryer marredhenie seksuale ne menyre sistematike përgjatë viteve 2004, 2005 dhe 2006 me dy vajzat e mitura kundrejt pagesave qe ata ia jepnin shtetasit Pellumb Mullaji.

© Panorama.al

Te lidhura